Ja si t’i mbroni fëmijët nga dielli

11

Shijojeni kohën tuaj të lirë duke marrë rreze dielli, por pa u dëmtuar.

Dermatologët kudo në botë thonë që varet vetëm nga ne nëse dielli është një mik i mirë apo një armik i pamëshirshëm: duhet të mësojmë të mbrohemi mirë. Dhe sidomos ta ruajmë sa më mirë lëkurën e butë e delikate të fëmijëve. Ajo ka nevojë për një mbrojtje shumë të lartë, që të shmangë eritemat dhe djegiet dhe të stimulojë mbrojtjen e tij natyrale, nxirjen.

Ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik thonë se nuk duhen ekspozuar fëmijët në diell deri në moshën gjashtë muaj.

“Përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat; u lagni flokët shpesh, u vini syze dielli me filtra të veçantë mbrojtjeje, të certifikuar me markën CE; përdorni produkte për fëmijë me faktor mbrojtës jo më pak se 20, dhe në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte rezistentë ndaj ujit dhe djersës me faktor mbrojtës jo më pak se 50; u vishni rroba të gjera prej pambuku ose liri”, – rekomandojnë ekspertët.