Qarqet e Tiranës, Fierit dhe Kukësit ofrojnë pagën më të lartë mesatare për një të punësuar në raport me qarqet e tjera gjatë vitit 2018 sipas të dhënave të INSTAT.
Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2018 është 50.589 lekë, qarku Tiranë ka pagën mesatare mujore më të lartë (57.533 lekë ), ndërsa qarqet Lezhë dhe Shkodër kanë pagën më të ulët (afërsisht 39.000 lekë).
Harta e pagave sipas rajoneve tregon se qarqet që kanë të zhvilluar industrinë fason dhe shërbimet kanë një nivel më të ulët të pagës mesatare për të punësuar, siç është rasti i qyteteve të, Shkodrës, Korçës.
Ndërsa qytetet që shfrytëzojnë burimet natyrore të tilla si Kukësi që e ka të bazuar punësimit kryesisht në administratë dhe miniera ka një nivel page mesatarë më të lartë.