Janar-korrik 2021, eksportet e fruta-perimeve u rritën me 8.5%

13

Eksportet e prodhimeve bujqësore po vijojnë trendin në rritje edhe gjatë këtij viti, si rrjedhojë e shtimit të sipërfaqeve të mbjella sidomos në sera dhe investimeve të reja në magazinim dhe në zinxhirin e furnizimit.

Në totalin e eksportet bujqësore, “Made in Albania”, kryeson domatja, për të cilën kontratat e shitjes jashtë vendit po vijnë në rritje.

Sipas statistikave zyrtare të INSTAT, eksportet e fruta-perimeve, u rritën me 8,5% gjatë 7- mujorit 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë dhe 24% më shumë se në vitin 2019.

Në vlerë eksportet bujqësore kapën shifrën e 7.8 miliardë lekëve, ose 63 milionë euro.

Sipas INSTAT, gjatë 7-mujorit u eksportuan rreth 2 miliardë lekë fruta me një rritje 22 % në krahasim me vitin 2020 dhe 36% më shumë krahasuar me vitin 2019.