Japonia rezulton të jetë më e pasur në ishuj nga sa mendonte.
Hartat digjitale nga Autoriteti i Informacionit Gjeohapësinor të Japonisë (GSI) zbuluan kohët e fundit se ajo ka 14 125 ishuj në territor, më shumë se dyfishi i 6 852 të kataloguar zyrtarisht në një raport të vitit 1987 nga Roja Bregdetare e Japonisë, sipas CNN.
Kjo nuk do të thotë se territori i Tokios është rritur vitet e fundit, por që, siç shpjegon GSI, përparimet teknologjike në rilevim kanë bërë të mundur identifikimin e ishujve që nuk ishin hartuar më parë, domethënë të gjitha sipërfaqet tokësore natyrore me një perimetër prej të paktën 100 metra, pa përfshirë ato të rikuperuara artificialisht.
Teknologji të reja po, por metodë e vjetër.
Meqenëse nuk ka marrëveshje ndërkombëtare se si të numërohen ishujt, Japonia përdori të njëjtin kriter përmasash si në sondazhin e mëparshëm, 35 vjet më parë.
/ata.gov.al