Ditët nga 24 deri në 30 prill shënojnë Javën Botërore të Imunizimit.
Çdo vit Kombet e Bashkuara celebrojnë ditët e imunizimit në javën e fundit të muajit prill, të cilat synojnë të evidentojnë nevojën e promovimit të vaksinave për të mbrojtur popullsinë e të gjitha moshave ndaj sëmundjeve të ndryshme.
Kombet e Bashkuara e veçanërisht Organizata Botërore e Shëndetit punojnë me qeveritë e vendeve të të gjithë globit për të rritur ndërgjegjësimin mbi vlerat e vaksinave dhe imunizimit si dhe të bëjnë të mundur që qeveritë të marrin mbështetjen dhe udhëzimet e nevojshme, përfshirë asistencë teknike për zbatimin me cilësi të lartë të programeve të imunizimit.
Qëllimi që OBSH i ka vënë vetes gjatë kësaj jave, është që sa shumë njerëz të arrijnë të mbrohen nga ato sëmundje për të cilat ekzistojnë vaksinat.
/ata.gov.al