“Java e Flamurit” në Gjirokastër, vizitat në muzeume pa pagesë

15

Në javën e Festave të Nëntorit, bashkia Gjirokastër ka çelur dyert e muzeumeve, pa pagesë për vizitorët.

Në periudhën 22-29 Nëntor, çdo qytetar apo turist që dëshiron të vizitojë muzeumet në qytetin e gurtë, nuk do të paguajë vlerën monetare të biletës, pasi hyrja ofrohet falas për vizitorët.

Në atmosferën e festave të 28-29 Nëntorit, bashkia po organizon një program të larmishëm aktivitetesh të titulluar “Java e Flamurit”. Organizimi i koncerteve, Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Iso-Polifonisë, ekspozitave, promovime librash, shfaqje filmash, etj po krijojnë një atmosferë festive duke gjallëruar qytetin e Gjirokastrës.