Në kuadër të “Javës Europiane”, 28 artistë ndërkombëtarë me punimet e tyre janë prezantuar për publikun fierak në një ekspozitë të titulluar “Mjeshtrit Europianë të Akuarelit” në galerinë e qytetit.
Në këtë ekspozitë të kuruar nga akuarelisti i njohur Helidon Haliti, janë të paraqitura 50 punimeve të punuara nga mjeshtrit të teknikës së akuarelit në Europë dhe që ekspozojnë punimet e tyre në galeritë më të famshme dhe të mëdha të botës.
Hyrja për publikun në këtë ekspozitë është falas dhe ajo do të qëndrojë e hapur në datat 7-15 maj.