Jeni fermer? Ja hapat që duhet të ndiqni për të përfituar naftë me gjysmë çmimi

65

Çdo fermer që ka tokë, në pronësi apo me qira dhe që e punon atë është përfitues potencial i skemës, naftë falas për bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bën të ditur se dy hapa do të ndjekin fermerët për të përfituar naftë falas, për prodhimin bujqësor.

1- Të kenë NIPT-in e fermerit sipas procedurave aktuale dhe në rast se nuk e kanë të mundur të aplikojnë me 0 kosto në  e-Albania.

2-Të bëjnë aplikimin online për naftën falas në e-Albania.

Janë 48 mijë fermerë të regjistruar që duke filluar nga viti i ardhshëm marrin naftë për bujqësinë me çmim të përgjysmuar.

Qeveria ka vendosur të heqë akcizën e karburantit për bujqësinë 37 lekë/litër, taksën e qarkullimit 27 lekë/litër dhe atë të karbonit 3 lekë/litër. Kjo do të thotë që fermerët që e marrin sot naftën për bujqësi në vlerën 160 lekë/litër vitin e ardhshëm e marrin me 79.6 lekë/litër.

Kjo skemë kalon drejtëpërdrejtë tek fermeri dhe ka impakt në rritjen e e prodhimit , konkurrueshmërinë dhe zgjerimin e eksporteve.