Jeni nxënës? Ja si mund të përfitoni intership 4 javor në SHBA…falas

13

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Tiranë, tani po pranon aplikime për programin “Benjamin Franklin”.

“Benjamin Franklin” është një program katërjavor në Shtetet e Bashkuara për nxënësit e moshës 16 deri në 18 vjeç.

Ky është një program unik dhe emocionues i krijuar dhe i financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe organizuar nga Universiteti Wake Forest, ku pjesëmarrësit eksplorojnë kulturën dhe politikën amerikane dhe mësojnë për mundësitë dhe sfidat e shoqërisë civile. Për detaje klikoni faqen e ambasadës amerikane në facebook