Jo vetëm karotat, barishtet janë magjike për Zemrën, Veshkat dhe Kockat

135

Vlerat shëndetësore: A janë barishtet e karrotave të shëndetshme?

Të pasura me vitaminë C

Duke qenë se përmbajtja në vitaminë C është gjashtë herë më e lartë se e rrënjës, konsumimi i barishteve së bashku me ushqime të tjera fuqizon sistemin imunitar.

Për më tepër ato mund të ndihmojnë organizmin të luftojë të ftohtin dhe kollën dhe t’i japë lëkurës suaj shëndetin dhe shkëlqimin e munguar.

Burim i pasur klorofili

Klorofili përmban një sërë përbërësish të rëndësishëm që parandalojnë rritjen dhe zhvillimin e tumoreve. Barishtet e karrotave kanë aftësinë të parandalojnë rritjen e qelizave tumoriale.

Kanë ndikim tek veshkat

Klorofili tek barishtet stimulon fluksin e urinës duke ndihmuar në detoksifikimin e organizmit dhe në filtrimin e veshkave. Në këtë mënyrë luftohet formimi i gurëve në veshka, por edhe stimulohet shkrirja e gurëve ekzistues.

Siguron shëndetin e mirë të zemrës

Përfshirja e barishteve të karrotave në dietën tuaj siguron shëndetin e mirë të zemrës. Këto barishte janë të pasura me kalium. Vetitë antioksiduese ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut dhe mbrojtjen e zemrës.

Përmirësojnë shëndetin e kockave

Përmbajtja e lartë e magnezit ndihmon në tonifikimin, kontraktimin dhe qetësimin e muskujve. Vitamina K nga ana tjetër rrit densitetin e kockave.

Barishtet e karrotave kanë një përmbajtje të ekuilibruar të magnezit dhe vitaminës K dhe si rrjedhojë forcojnë kockat dhe nuk lejojnë shfaqjen e osteoporozës.

Konsumimi i barishteve

Pavarësisht shijes së hidhur, përmbajtja e tyre krokante i bën ato të mira për t’u ngrënë të gjalla në sallatë. Por nga ana tjetër, këto barishte mund të përdoren së bashku me karrotat për lëngje.

Shija e tyre që të rrudh gojën, i bën ato perfekte për t’u përzjerë me fruta të ëmbla si mollët apo bananet në përgatitjen e lëngjeve të plota të frutave.

Barishtet mund të shtohen në supa të përgatitura me mish pule, viçi apo perime të pjekura e të kavërdisura, si edhe në gatime të tjera të skuqura.

Këto barishte mund të transformohen në çaj për të përmirësuar funksionet e veshkës dhe fshikëzës.

Mund të përdoren si një alternativë e borzilokut në përgatitjen e salcave por edhe për të shumëfishuar shijen e pjatave që kanë nevojë për majdanoz.

Përdorimet mjekësore

Për shkak të vlerave antiseptike, lëngu i barishteve përdoret për të larë gojën, hequr erën e keqe të saj dhe shëruar plagët e brendshme të gojës. Ato mund të përzjehen edhe me mjaltë për të pastruar plagët.