Jo vetëm për kollë dhe dhimbje fyti, mjalti zvogëlon rrezikun e disa sëmundjeve

2

Studim i ri i publikuar në nëntor 2022 nga Universiteti i Torontos, vlerësoi efektet e mjaltit, në faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin. Autorët e studimit zbuluan se konsumimi i këtij ushqimi lidhet me uljen e niveleve të sheqerit në gjak, si dhe me nivele më të ulëta të kolesterolit total, triglicerideve dhe biomarkerëve të tjerë të inflamacionit që mund të rrisin shanset për të zhvilluar sëmundje kardiovaskulare, duke përfshirë sulmet në zemër, goditjet në tru dhe diabetin.

Këto rezultate mund të jenë befasuese duke pasur parasysh se nektari i bletës është rreth 80% sheqer.

Studiuesi kryesor në ekipin e studimit, Tauseef Khan tha se: “Mjalti është një përbërje komplekse e sheqernave të zakonshme dhe të rralla, proteinave, acideve organike dhe komponimeve të tjera bioaktive që kanë më shumë përfitime shëndetësore sesa ne i kuptojmë.”

Si mjalti ashtu edhe sheqeri janë karbohidrate, por i pari ka përfitimin e shtuar se është i pasur me antioksidantë, substanca që mund të ndihmojnë në luftimin e inflamacionit në trup.

Mjalti gjithashtu përmban një përzierje të aminoacideve, vitaminave, mineraleve, hekurit dhe zinkut. Për këtë arsye, përveç përdorimit të tij si ëmbëlsues natyral, përdoret si agjent antiinflamator, antioksidant dhe antibakterial.

Megjithatë, nutricionistët rekomandojnë të zgjidhni mjaltin e papërpunuar ndaj atyre në kavanoza në raftet e supermarketeve.

a2news.com