Jo vetëm për plazh, Shqipëria tërheqëse edhe për biznes! Ja me sa u rrit numri i turistëve sipërmarrës

130

Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave sa i përket lëvizjes së shtetasve japin një panoramë më të qartë  të dinamikës së turizmit në vendin tonë gjatë vitit të kaluar.

Përveçse flasin për një rritje të ndjeshme të turistëve të huaj, me 16% në një vit, kemi lulëzimin e turizmit të sipërmarrjes.

Sa i përket hyrjeve për qëllime biznesi apo profesionale, rritja është e ndjeshme, në 27.2%, tregojnë të dhënat e Instat.

Nga 68527 individë në vitin 2017, kjo shifër u rrit në 87177 në vitin 2018, çka tregon qartë përmasat e progresit. Kjo ecuri është një tregues i mirë i faktit se, Shqipëria po bëhet më tërheqëse për qëllime biznesi apo edhe profesionale, sidomos në sektorë të caktuar.