Jo vetëm për pushime, ja sa të huaj zgjedhin Shqipërinë për ‘turizëm shëndetësor’

19

Numri i hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri në gjysmën e parë të vitit është rritur me 11,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Referuar Instat, Shqipëria ka pasur 2 milionë e 136 mijë e 952 hyrje të shtetasve të huaj në janar – qershor 2019.

Gjatë 6-mujorit të parë të 2019-ës, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri janë rritur edhe për arsye të trajtimeve shëndetësore.

Sipas Instat, në gjysmën e parë të vitit, vizitat në Shqipëri për trajtime shëndetësore janë rritur me 270%.