Ju pëlqen të udhëtoni? Ja 10 profesionet më të predispozuara për udhëtime

302

05bd3bdfc96b52e3ba2a7786138bc4dc

1-Stjuardesat/Stjuardët

Stjuardesat udhëtojnë nëpër gjithë botën, por duhet të kujtoni që ato që udhëtojnë në distanca të shkurtra rrallë largohen nga aeroporti. Kështu që nëse jeni të etur për destinacione ekzotike, atëherë aplikoni në kompani të mëdha ajrore që operojnë vetëm në destinacione të largëta. Avantazhi i gjithë kësaj është që personeli i ekuipazhit ka përfitime të mëdha, shpesh anëtarët e familjes mund të udhëtojnë me çmime të ulëta në ditët tuaja të pushimeve.

2-Mësues anglishteje

TEFL (të mësosh anglishten si një gjuhë e huaj) të lejon të punosh kudo nëpër botë. Kjo lloj pune ka kërkesë të lartë. Megjithatë, për një vend të mirë pune do t’ju duhet të keni një certifikatë për nivelin tuaj të anglishtes. Preferohen kualifikimet CELTA. Akomodimi dhe udhëtimi zakonisht janë të paguara dhe… ju do të takoni pafund njerëz të rinj.

3-Anëtar ekuipazhi në kroçiera

Ka vend për këdo në kroçierat luksoze, që nga kuzhinierët e pastruesit, tek infermierët, muzikantët, instruktorë fitnesi apo estetistë. Gjithçka që ju duhet është një diplomë që njihet dhe një përvojë në shërbimin e klientit. Shumë kompani të njohura i publikojnë vendet e lira në faqet e tyre të internetit.

4-Guidë

Ata që bëjnë këtë punë duhet të kenë entuziazëm dhe durim, aftësi të mira drejtuese dhe përvojë udhëtimi.
Aftësi mekanike, në ndihmën e parë, një gjuhë e huaj, një certifikatë që të dëshmojë njohuritë tuaja në gjeografi e histori arti janë disa nga kriteret që duhet të plotësohen. Ju jeni përgjegjës për njerëz të një grupi 24 orë në shtatë ditë, paga nuk është nga më të mirat, por të paktën do të udhëtoni nëpër botë. Përfitimet s’kanë të paguar!

5-Përkthyes

Nëse zotëroni së paku dy gjuhë të huaja atëherë puna si një përkthyes mund t’ju çojë nëpër të gjithë botën. Përkthyesit kërkohen nëpër takime qeveritare dhe biznesi, nëpër konventa ndërkombëtare, gjykata e spitale, nëpër kampe refugjatësh e kompani shumëkombëshe. Do t’ju duhet një dëshmi e gjuhës, një kualifikim në interpretim dhe njohuri në shkencë, politikë, drejtësi dhe ekonomi.

6-Fotograf

Sigurisht, me ketë profesion, nuk është e thjeshtë për të siguruar jetesën, por gjatë punës suaj do të vizitoni vendet më spektakolare të botës. Mund të bëni një kurs fotografie, megjithatë kualifikimet janë më pak të rëndësishme se një sy fotografik.

7-Arkeolog

Në varësi të çfarë tipi arkeologu jeni, ky profesion ju jep pafundësisht kënaqësi, duke gërmuar nëpër rrënoja antike. Por së pari do të duhet të studioni në shkollë për të bërë karrierë në këtë fushë. Kjo është puna ideale për një person të pasionuar pas historisë e kulturës dhe do të shijojë jetën në natyrë.

8-Agjent udhëtimesh

Në mënyrë që të jenë sa më transparentë, të besueshëm, agjentët e udhëtimeve i vizitojnë vetë më parë resortet dhe restorantet që do t’ua këshillojnë më pas klientëve. Pavarësisht se e kalojnë një pjesë të madhe kohe në zyrë për të ndihmuar me këshillat e tyre klientët, ata kanë një sërë përfitimesh nga udhëtimet e tyre.

9-Au Pair (Kujdestar fëmijësh)

Nëse i doni fëmijët dhe zotëroni një gjuhë të dytë, puna si kujdestare fëmijësh bën për ju. Ato jetojnë në shtëpinë e familjes që i mirëpret në një vend të huaj dhe kujdesen për fëmijët si dhe mbarëvajtjen e tyre në shkollë. Kjo është një mundësi e mirë për të njohur kulturën e një vendi tjetër dhe për t’u bërë anëtare e një familjeje të huaj.

10-Reporter

Si reporter, ju mund të zgjidhni të shkoni jashtë vendit tuaj për të punuar për një agjenci të huaj. Do t’ju ndihmonte shumë nëse do të dinit ndonjë gjuhë të huaj, edhe pse kjo nuk kërkohet me patjetër.

Burimi: Revista Monitor