Jubileu i Ismail Qemalit, sigurohen 1 milion dokumente për arkitektin e pavarësisë

111

Instituti i Albanologjisë në 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit ka organizuar një seri aktivitetesh.

Me këtë rast studiuesit kanë mbledhur një fond prej 1 milion dokumentesh që flasin për rolin e Ismail Qemalit si shtetformues.

Ne dokumente spikat figura e Ismail Qemalit si burrë shteti dhe aftësia e tij shtetformuese dëshmuar nga historianë e diplomatë të huaj.

Ismail Qemali si një figurë brilante ka marrë vëmendjen e posaçme të studiuesve.