Justin Timberlake vjen me një libër

149

Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka shkruar librin e tij të parë me titull “Hindsight & All the Things I Can’t See In Front of Me”.

Libri është një punë e përmbledhjes së anekdotave, reflektimeve dhe vëzhgimeve në karrierën e këngëtarit. Ai, gjithashtu, përfshin qindra imazhe të sinqerta nga arkivat e tij personale që variojnë nga vitet e tij të hershme deri në ditët e sotme, në vende të botës, si dhe jashtë skenës.

“Hindsight & All the Things I Can’t See In Front of Me” do të dalë në shitje më 30 tetor të këtij viti.