Kafe apo çaj? Ja çfarë thonë studimet shkencore

44

Nëse je adhurues i kafes dhe nuk e nis ditën pa marrë sasinë e nevojshme të “ilaçit të zi”, nuk je vetëm, por tani duhet të mendosh ndryshe. Shumë njerëz nga studimet e vazhdueshme, nëse do t’u duhej të zgjidhnin mes çajit dhe kafes, edhe pas shumë herësh do të kthenin të njëjtën përgjigje: kafen. Dhe jo sepse nuk e pëlqejnë çajin, është gjithashtu një alternativë e mirë për t’u zgjuar në mëngjes, por ja që janë edukuar në mënyrën e gabuar, sepse çaji (veçanërisht çaji jeshil) është në fakt mënyra më e shëndetshme dhe opsion më i mirë se kafja për t’u zgjuar dhe për ta nisur ditën me energji. Po çfarë bën çaji më shumë kafja?

Ndihmon për të luftuar sëmundjet

Kafja nuk është e dëmshme në vetvete, por nuk është as e dobishme. Çaji nga ana tjetër lufton në mënyrë aktive kancerin e ezofagut Për më tepër, çaji është i pasur edhe me antioksidantë që ngadalësojnë efektet e plakjes si dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Ndihmon për të rënë në peshë

Në kontrast me të gjitha pijet që të shëndoshin, nga analizat laboratorike ka rezultuar se sheqeri që merret nga çaji, në ndryshim nga të gjitha pijet e tjera me kafeinë nuk ka teprica yndyrore, ndikuese të drejtpërdrejta të shtimit në peshë. Përveç kësaj, çaji ndalon rritjen e qelizave të reja yndyrore.

Të mban aktiv më shumë se kafja

Kafja është shokuese për organizmin, rezultatet e saj janë të njohura tashmë. Por, efektet e kafes mbarojnë shumë shpejt, aq sa ndonjëherë ke nevojë të pish disa kafe në ditë (kjo të krijon një lloj ndjesie më të rëndë sa ç’e kishe para se ta pije). Ndërsa çaji nuk ndalon. Nuk ke nevojë të pish çaj pas çaji për të qëndruar gjithmonë në formë.