Kalaja e Lezhës pjese e projektit për “ringjalljen” e turizmit të kështjellave në Ballkan

14

Kureshtja në mbarë botën për monumente kulture është rritur vitet e fundit dhe përmes një granti të ofruar nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit, një monument kulture në Shqipëri do të jetë pjesë e një projekti për “ringjalljen” e kështjellave dhe kalave në Ballkanin Perëndimor. Bëhet fjalë për Kalanë e Lezhës, e cila daton në kohën e ilirëve.

Ky projekt, i cili përfshin Kështjellën Spuž, pranë Danilovgradit, Malit të Zi, Kalaja Straç në Trebinje, Bosnjë dhe Herzegovinë dhe Kalaja në Lezhë, Shqipër, ka përfituar një grant prej 5 milion eurosh. Turneu është ndërtuar mbi tregimet dhe interpretimet krijuese të legjendave për secilën nga tre kështjellat dhe do të luhen shfaqje teatrore për t’i përcjellë ato.

Granti i ofruar nga RCC u ka mundësuar tre shteteve të blejnë pajisje të nevojshme për organizimin e ngjarjeve të jashtme, duke përfshirë sistemet e zërit dhe dritës, kabinat prej druri dhe ekranet LCD informative. Ata do të përdorin së bashku këtë pajisje për të paktën tre vitet e ardhshme.