Kalaja e Rozafës, një nga destinacionet më të preferuara të kësaj vere

21

Kalaja e Rozafës mbetet një nga destinacionet më të preferuara të kësaj vere, ku nga muaji maj është vizituar nga 38,154 vizitorë.

Me historinë që mbart dhe arkitekturën unike, Rozafati është një ndër asetet më të vyera të trashëgimisë #kulturore, por edhe një ndër destinacionet e bukura, ku promovohen dhe zhvillohen ngjarje të rëndësishme artistike.

Në muret rrethuese të kalasë, të cilat përfshijnë rreth 9 ha tokë, dallohen qartë ndërtimet e katër periudhave: e Balshajve (shek. XIV), zotërimi venecian (shek. XV), pushtimi osman (shek. XVI-XVII), dhe e Bushatlinjve (shek. XVIII-XIX). E ndërtuar gjatë Mbretërisë Ilire, përfaqësohet nga një legjendë që tregon mbajtjen e një premtimi, të Besës legjendare.