Kampionati Evropian, vajzat shqiptare fitojnë dy medalje të bronzta në xhudo

14

Loriana Kuka është një emër tjetër nga lista e gjatë e vajzave të Kosovës që na bëjnë krenar. Së fundmi, ajo fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos, në Pragë.

Ajo këtë sukses e ka shënuar duke mposhtur italianen Giorgia Stangherlin në kategorinë 78 kilogramë.

Krahas Lorianës, në Pragë, ekipi i Kosovës ka rrëmbyer medaljen e bronztë edhe me Distria Krasniqin.

Kujtojmë që edhe xhudistja tjetër nga Kosova, Distria Krasniqi ditë më parë ka fituar medaljen e medaljen e bronztë në po këtë kampionat.