Kampionatit Botëror i Rafting, merr pjesë edhe Shqipëria

237

Kombëtarja e Federatës Shqiptare të Rafting, “Albanian Eagle”, është duke garuar në Kampionatin Botëror të Rafting, ku Shqipëria përfaqësohet në kategorinë R4 – U23 (të rinjtë nën 23 vjeç) në disiplinat zbritje në lumë, zbritje me pengesa dhe garat H2H (kokë më kokë) me kapiten skuadre Murat Mamurani dhe sportistët Ergi Opingari, Ameda Kuqo, Edison Daja, Ali Spathara dhe Pirens Zhara.

Më shumë se 35 ekipe, nga 15 vende pjesëmarrëse, do të garojnë në pragje të lumit Dora Baltea fillimisht në Villeneuve (Aosta) dhe më pas në stadiumin Canoe të Ivrea.