Kampione e Europës/ Luiza Gega, emri që bën krenar çdo shqiptar (VIDEO)

25

Luiza Gega është lajmi më i bukur i këtyre ditëve. Është emri që bën krenar çdo shqiptar në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi, Itali e kudo në Botë. Është shembulli i integritetit, i suksesit, i njeriut që arrin rezultate me punë, disiplinë, vendosmëri. Është më e mira e Europës.

Atletja shqiptare u shpall mbrëmë kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, duke në histori me këtë arritje të jashtëzakonshme në kampionatin që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Kampionia shqiptare shkoi në finale pasi përfundoi e para edhe garën kualifikuese në baterinë e saj.

Edhe në garën e mbrëmjes së kësaj të shtune, ajo pati një ritëm të mirë duke përfunduar me kohën 9 minuta 11 sekonda e 31 të qindtat dhe duke shënuar edhe rekord për kampionatin europian.

Gega e përmirësoi me 6 sekonda kohën e rekordit që mbahej nga rusja Zaripova që prej vitit 2010.

Pak javë më parë, 33-vjeçarja u rendit e pesta në botë në të njëjtën disiplinë, ndërsa dhe në lojrat mesdhetare arriti që të merrte medalje ari.