Kur sipërmarrësi Alfred Nobel vendosi të jepte një çmim edhe në letërsi, tha se ai do të shkonte për personin që do të prodhonte në fushën e letërsisë punën më të shquar në një drejtim ideal.
Në vitin 2015 çmimi i shkoi gazetares Svetlana Alexievich ndërsa një vit më pas kantautorit Bob Dylan. Prandaj ky vit shihet si rikthim në traditë.
Në një artikull të Washington Post, dy emrat më të lakuar janë ata të shkrimtarit nga Kenia Ngugi wa Thiong’o dhe japonezi Haruki Murakami. Nëse me të parin lexuesit shqiptarë nuk janë shumë të familjarizuar, Murakamin e njohin nëpërmjet veprave të përkthyera në shqip si “Pylli norvegjez”, “E dashura ime Sputnik” apo “Kafka në breg”.
Më poshtë renditet Ismail Kadare, i cili prej më shumë se 20 vitesh qëndron në listën kryesore të pretendentëve, izraeliti Amos Oz, siriani Adonis dhe amerikani Don de Lillo.