Kanionet e Osumit, destinacioni turistik përrallor i Shqipërisë (FOTOT)

45

Kanionet e Osumit janë një perlë e natyrës, një destinacion turistik që duhet vizituar, ku të apasionuarit e turizmit të aventurës kanë mundësi të zhvillojnë edhe shëtitjet profesionale me rafting, ose hiking.

Kanioni është krijuar prej forcave gërryese dhe tretëse të lumit Osum, të ushtruara në masën shkëmbore gëlqerore të strukturës antiklinale të Çorovodës dhe është rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 metra i gjerë, i thellë rreth 80 metra, me shpate vertikale.Koha e formimit të tij mendohet të jetë 2 deri në 3 milionë vite më parë.

Kanionet e Osumit gjenden në aksin Çorovodë–Hambull, të luginës së Osumit.Në këtë kanion, çdo vit udhëtojnë me mijëra turistë vendas e të huaj, të cilët shijojnë natyrën, kulinarinë dhe sportin e bukur të rafting.