Kantina e verës “Caco” në Pogradec, investim mbresëlënës me mbështetjen e AZHBR-së

8

Në fshatin Grabovicë të Pogradecit ndodhet kantina “Caco”, një ndër sipërmarrjet e suksesshme në prodhimin e verës.

Nexhdet Caco së bashku me familjen e tij vazhdojnë traditën familjare për kultivimin dhe përpunimin e rrushit dhe me punë e përkushtim e kanë shndërruar këtë kantinë në një ndër më të mirat në vend.

Në sajë të mbështetjes nga AZHBR, përmes Skemës Kombëtare është investuar në linja përpunimi, etiketimi, makineri dhe pajisje të domosdoshme për prodhimin e verës.

Këto pajisje kanë lehtësuar procesin e punë dhe rritur standardet e prodhimit.

Përmes mbështetjes, AZHBR synon zhvillimin e sipërmarrjeve rurale dhe prezencën e produkteve tona edhe në tregjet europiane.

/ata.gov.al