Kapet “bumi sonik” i dritës

230

“Bumi sonik” quhet fenomeni i shkaktuar në momentin kur një objekt tejkalon shpejtësinë e zërit. Por si mund të krijosh apo të fokusosh një fenomen të tillë me shpejtësinë më të madhe që ekziston; atë të dritës?

Shpejtësia e dritës është konstante në një vakuum, por në ambiente me dendësi të madhe mund të ngadalësohet. Pikërisht këtë shfrytëzuan shkencëtarët e eksperimentit në fjalë. Ata përdorën një bllok akulli brenda të cilit shpuan një vrimë.

Më pas, vendosën dy burime drite, një që kalonte përmes vrimës së hapur dhe një tjetër në pjesën e dendur të akullit.

Të ndihmuar nga një superkamer në gjendje që të kapë 100 miliardë frame për sekondë, studiuesit jo vetëm që mundën të krahasonin ndryshimin e shpejtësive mes dy burimeve të dritës, por kapën për herë të parë edhe “bumin sonik” që ndodhte në momentin që drita që kalonte përmes akullit shkaktonte menjëherë sapo dilte sërish në vakuum.

Zbulimi ka për autorë shkencëtarë të Universitetit të Uashingtonit në St.Louis.