Katërfishohet prodhimi i vajit të ullirit në Shqipëri, ja shifrat befasuese

51

Gjatë këtij viti përllogaritet në mbi 20 mijë tonë prodhimi i vajit të ullirit në vend. Në krahasim me 10 vite më parë, prodhimi i vajit të ullirit është rritur me gati katër herë.

Sipas të dhënave statistikore, rritja më e lartë e prodhimit të vajit të ullirit në vend është shënuar veçanërisht në dy vitet e fundit. Prodhimi vendas i vajit të ullirit në vitin 2017 regjistroi rekordin më të lartë me 20154 tonë vaj ulliri.

Sipas vendeve kryesore të origjinës nga ku importohet vaji i ullirit: Italia, Spanja dhe Greqia.Në 2018-n, importet e vajit të ullirit nga Spanja kishin një vlerë prej 795 mijë dollarësh, apo rreth 38% të totalit të sasisë së importuar, duke u renditur vendi i parë i origjinës. Në vend të dytë, me një diferencë të ngushtë, renditet vaji i ullirit i importuar nga Italia, me 782 mijë dollarë, me 37% të totalit. Ndërsa importet nga Greqia ishin 484 mijë dollarë, apo 23% të totalit.

Prodhimi i ullirit në vend u rrit me 9% në 2018.