“Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës” te “Eposi i Kreshnikëve i kënduar me lahutë”, kryeveprat e pasurisë sonë shpirtërore për të kandiduar në UNESCO

11

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale vendosi shtimin e listës së pasurisë sonë shpirtërore, e cila merret në mbrojtje nga shteti.

Listës për t’u mbrojtur nga shteti i janë shtuar “Kcimi i bjeshkës me tupan i Tropojës”, “Rituali i lashtë i shtegëtimit të bagëtive”, “Xhubleta si teknologji dhe dijebërje artizanale unikale dhe format e përdorimit të saj, “Kcimi i Logut”, “Eposi i Kreshnikëve i kënduar dhe shoqëruar me lahutë”, etj.

Këto janë të denja për t’u kandiduar edhe si “Kryevepra të trashëgimisë shpirtërore të njerëzimit”, nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Tashmë po punohet për plotësimin e dosjeve, në mënyrë që të mund të kapim afatet e kandidimit.