Komisioni Europian ka propozuar rregulla të reja për të përforcuar sigurinë në komunikimet elektronike, rregulla që thotë gjithashtu se hapin mundësi të reja për bizneset.
Ndryshimet prekin të gjitha platformat e komunikimeve elektronike dhe digjitale, që nga ato tradicionale dhe tek platformat më të reja.
Kjo do të thotë që rregullave të reja të forta për ruajtjen e privatësisë do t’u nënshtrohen edhe Whats App, Viber, Facebook Messenger, Skype, Gmail, iMessage e të tjera shërbime të ngjashme.
Komisioni thotë se nisma ndihmon bizneset që tashme do të veprojnë sipas rregullave të njësuara në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, ndërkohë që u lihet hapësirë në disa pika vendeve të veçanta për të përforcuar, ose lehtësuar këto masa.
Burimi: Top Channel