Keni mbaruar studimet Bachelor? Ja si mund të aplikoni për t’u bërë oficerë të Forcave të Armatosura

35

Forcat e Armatosura kanë nevojë për profesionistë të rinj!Ministria e Mbrotjes ka njoftuar se FA janë një alternativë e jashtëzakonshme për çdo të sapodiplomuar në Bachelor.

Plot 60 të rinj që kanë një diplomë bachelor, do mund të titullohen oficerë dhe të kenë një karrierë të sigurt në Forcat e Armatosura pas përfundimit të kursit 1-vjeçar.

Kush mund të aplikojë

Ke përfunduar Fakultetin Juridik, të Shkencave Sociale, të Inxhinierisë Elektronike, Ekonomik, të Inxhinierisë së Ndërtimit, të Inxhinierisë Navale, Inxhinierisë Mekanike, Gjeoinformatikë e Gjeografi apo çdo fakultet tjetër dhe je jo më shumë se 26 vjeç?

Ke përfunduar Fakultetin e Mjekësisë dhe je jo më shumë se 31 vjeç?

Në linkun më poshtë gjeni gjithë informacionin dhe kriteret e nevojshme:
?https://bit.ly/2Ys2b3x

Aplikimet pranohen deri më datë 17 korrik 2020!