Keni projekte në agropërpunim? Mund të financoheni nga 25 mijë deri në 2 mln euro

78

Deri në 2.000.000 euro financon programi IPARD II, fermerët dhe sipërmarrësit që do të ndërmarrin investime në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe specifikisht për: Qumështin, mishin dhe fruta-perimet.

“Investime në përpunim” ose masa e tretë e Programit IPARD II, me një vlerë totale prej  20.37 milionë euro, mbështet fermerët dhe agrobiznesin me një minimum financimi 25.000 euro dhe maksimum 2.000.000 euro.

Përqindja e mbështetjes me fonde publike, është 50% e totalit të shpenzimeve të
pranueshme të investimit.

Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të thirrjes së parë të Programit IPARD II, që hapet më 30 nëntor 2018, është 50.33 milionë euro nga të cilat 75% ose 37.74 milionë euro janë kontribut i BE dhe 25% ose 12.58 milionë euro është kontribut i buxhetit të shtetit.

Në total Programi IPARD II është në vlerën 94 milionë euro.