Kërkimi shkencor, universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës me laborator ndërtimi

12

“Laboratori i Ndërtimit” tashmë është realitet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Ky laborator, ashtu si ai i “informatikës dhe IT” në të njëjtin universitet, do të mbështesë kërkimin shkencor për lektorët dhe studentët.

Tashmë Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka dy ndër laboratorët më të kompletuar dhe më bashkëkohorë: Laboratori i Ndërtimit dhe laboratori i Informatikës dhe IT-në.

Ky projekt mbështetet në kuadër të ofrimit të granteve për zhvillimin e infrastrukturës së kërkimit shkencor në universitetet publike në vend.

Universitete të tjera përfituese në kuadër të financimit të projekteve infrastrukturore të kërkimit shkencor janë Universiteti i Tiranës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Mjekësisë i Tiranë, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Universiteti i Arteve, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, Universiteti “Ismail Qemali” në Vlorë dhe Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.