Këshilla për biznesin: Punëtorët nuk duan vetëm para, por edhe respekt dhe vlerësim

86

“Kujdesu për punonjësit e tu e në këtë mënyrë edhe ata do të kujdesen për kompaninë tënde”. Këto janë fjalët e një prej miliarderëve më të famshëm në botë Richard Branson e që citohen edhe në artikullin e Brigette Hyacinth me titullin “Punonjësit besnikë janë pasuri, jo barrë”.

Kam parë shumë punëdhënës që i marrin si të mirëqenë punonjësit. Janë të bindur se nuk do t’u ikin kurrë dhe për këtë refuzojnë që t’u plotësojnë kërkesa si rritje page ose ndonjë ditë pushimi ekstra” nënvizon  Hyacinth. Punëtorët duan që të kompensohen për punën e tyre dhe kontributin e dhënë por paraja në këtë rast është vetëm një aspekt. Shumë persona duan vetëm të vlerësohen për punën e tyre. Duan autonomi e fleksibilitet.

Është pastaj edhe një motiv tjetër për të cilin kompanitë duhet t’i mbajnë fort punonjësit e tyre. “Kur një kompani humb një punonjës të aftë, kjo bën që kolegëve të tij t’u lindin pyetje si: Pse ai person e la vendin e tij? Pse kompania e la të ikë? Pyetje që mund t’u lindin edhe klientëve të kompanisë.

Punonjësit, vijon Hyacinth, janë pasuria më e madhe për një kompani. Janë shtylla kurrizore e çdo organizate. Që një industri të jetë e qëndrueshme duhet t’i mbajë punonjësit të lumtur. Punonjësit e lumtur do të jenë gjithnjë të motivuar për të bërë më shumë.

Richard Branson, për të njëjtën tematikë ka shprehur më parë fjalë të ngjashme: “Përgatiti punonjësit mjaftueshëm sa të jenë gati për të ikur dhe trajtoji mirë që të duan të qendrojnë”