Këshilla/ Rregullat që duhen zbatuar me rigorozitet gjatë pushimeve

13

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ndarë disa rregulla që duhen zbatuar në kuadër të sezonit turistik, për të mos rrezikuar infektimin nga COVID-19.

Në strukturat akomoduese, rekomandohet ruajtja e distancimit fizik jo më pas se 1.5 metër ndërsa stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

“Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjienën. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë. Shmangni grumbullimet e çdo lloji. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët. Ruani higjienën vetjake. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin”, apelon ministria.

Por, cilat janë hapat që duhet të ndiqni nëse udhëtoni?

Gjëja e parë që duhet të bëni është të lani duart para se të udhëtoni dhe përdorni dezinfektant. Distanca sipas ministrisë së Shëndetësisë, është me rëndësi për t’u respektuar për të mos rrezikuar infektimin nga COVID-19.

“Mbani distancë nga njerëzit e tjerë. Vendosni maska mbrojtëse. Mos udhëtoni nëse jeni sëmurë apo keni temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje”, këshillon ndër të tjera ministria.