KËSHILLA/ Si të dalloni mjaltin e vërtetë natyral nga mjalti i rremë

39

1. Mjalti i vërtetë ka grimëza të vogla brenda tij, që janë pjesë e polenit, hojeve ose bletëve dhe që janë të ngrënshme. Mjalti i rremë është tepër i kulluar për të qenë i vërtetë.

2. Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë.

3. Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe të kënaqshme, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë.

4. Mjalti i vërtetë nuk ngjit si zamkë kur e fërkon mes gishtave. Ai i rremi nga ana tjetër është plot me ëmbëlsues të rremë që e bëjnë të ngjitshëm.

5. Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë.

6. Mjalti i vërtetë nuk formon bulëza kur ngrohet, por karamelizohet. Mjalti i rremë formon bulëza dhe nuk karamelizohet kurrë.

7. Mundohuni të blini mjaltë direkt nga një bletë-rritës i besueshëm. Tek ata keni mundësinë ta provoni mjaltin dhe të merrni përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje.

8. Kujdes me etiketën. Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës – mjaltë! Disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë, dhe elementë artificialë.

Ai nuk është mjaltë i vërtetë. Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozeë ose shurup sheqeri.

Test

Hidhni pak mjaltë në një fetë bukë. Nëse mjalti është i rremë, buka do të laget për shkak të lagështisë në lëng.

Nëse mjalti është i vërtetë, buka nuk qulloset, përkundrazi bëhet e fortë për pak minuta.

Hidhni mjaltë në një gotë me ujë. Mjalti i rremë shkrihet shpejt, ndërsa ai origjinali jo. Mjalti origjinal rri i mbledhur dhe zhytet në fund të gotës.