Këshilla/ Si të pastroni mushkëritë në mënyrë natyrale

42

Ka disa mënyra natyrale për të pastruar mushkritë. Sipas Agroweb, ato janë:

Pini sa më shumë ujë

Uji ndihmon shumë në pastrimin e organizmit nga toksinat. Për më tepër, uji zbeh nevojën për duhan ndaj do t’ju ndihmojë ta lini atë.

Aktiviteti Fizik

Mjaftojnë 30 minuta aktivitet fizik në ditë për të mundësuar eliminimin e toksinave nëpërmjet djersës. Aktiviteti fizik është gjithashtu i mirë për të larguar stresin dhe ankthin që shkakton lënia e duhanit.

Ushqyerja e shëndetshme

Frutat dhe perimet duhet të jenë aleatët tuaj për pastrimin e trupit nga toksinat e duhanit. Sipas të dhënave spinaqi dhe brokoli janë ndër më të mirat sepse përmbajnë sasi të larta të vitaminës C, B5 dhe acidit folik. Brokoli ndihmon në zbehjen e nevojës për nikotinë ndërsa spinaqi fuqizon imunitetin.

Mbajeni trurin në punë

Mund ta mbani nën fre pirjen e cigares duke mbajtur trurin në punë, duke lexuar diçka, ose duke u shpërqendruar. Një nga mënyrat efikase është meditimi që largon stresin dhe ankthin që nxit mungesa e cigares.

Më shumë vitamina

Organizmi i një duhanpirësi përmban pak vitamina. Për pasojë, ekspertët këshillojnë konsumin e sa më shumë vitaminave nëpërmjet frutave, perimeve dhe suplementëve.

Bimët mjekësore

Nëse lënia e duhanit ju lë pa gjumë, atëherë pini më shumë çaj kamomili. Nëse përjetoni ankth dhe irritim duhet të nuhasni vajin esencial të lavandës ose të barit të bletës. Xhenxhefili nga ana tjetër ndihmon kundër të përzierave ndërsa tërshëra përshpejton pastrimin e organizmit.