Këshilla/ Si t’i kuroni qeskat e syve dhe rrathët e zinj

24

Sytë me qeska të fryra dhe rrathët e errët poshtë tyre janë  shqetësim për këdo kur ato shfaqen, shkruan faqja melarossa.it.

Shihuni në pasqyrë, sytë tuaj janë të fryrë dhe dukeni të lodhur, atëherë çfarë të bëni?

Mos u shqetësoni. Do t’u tregojmë nëntë receta të thjeshta dhe të lira për t’u përgatitur me përbërësit që keni në shtëpi!

Këta përbërës do t’ju ndihmojnë të mbijetoni gjatë ditëve të lodhshme të punës.

1 – Aloe vera

Për të reduktuar rrathët e zinj në mënyrë natyrale, mjafton të fërkoni pak ekstrakt aloe poshtë syve për t’i dhënë lehtësim të menjëhershëm lëkurës. Në fakt, përbërësit aktivë të kësaj bime, të famshme për trajtimin e inflamacionit, kanë antioksidantë dhe vitaminë E.

2 – Kastravec

Lani mirë kastravecin. Priteni në disa feta dhe vendoseni në frigorifer për 10 minuta. Më pas vendoseni në qepallat e mbyllura për 10/15 minuta derisa efekti i freskët të zhduket.

Rezultati? Sytë më pak të fryrë dhe më pak të lodhur në 15 minuta, falë enzimave dhe vetive astringente që përmban kastraveci.

3 – Qeset e çajit

Nuk ka rëndësi nëse është çaji i zi apo jeshil, thjesht përdorni atë që keni në dollap.

Fusni qeset në ujë të nxehtë për disa minuta, shtrydhini dhe lërini të ftohen pak dhe pastaj përdorni ato për të mbuluar sytë. Ndjesia e fryrjes së syve do të zhduket shumë shpejt!

4 – Ujë i nxehtë dhe kripë

Shpërndani gjysmë luge çaji kripë në një gotë me ujë të nxehtë. Zhytni disa topa pambuku në tretësirën e nxehtë. Vendosini pambukët  butësisht mbi qepallat tuaja lëreni të veprojë për disa minuta. Përsërisni procedurën për të paktën gjysmë ore.

5 – Lugë gatimi

Vendosni gjashtë lugë metalike në frigorifer për 10 minuta. Pasi t’i nxirni nga frigoriferi dy prej tyre aplikoni pjesët e rrumbullakosura sipër syve tua. Përsëriteni procesin derisa të ndjeni sytë tuaj të gjallëruar!

6 – Të bardhat e vezëve

Merrni një të bardhë veze me një furçë ose një shtupë pambuku aplikoni të bardhën e vezës në pjesën e poshtme të syve tuaj dhe prisni sa të thahet. Lërini disa minuta pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë.

7 – Luleshtrydhe

Merrni dy luleshtrydhe dhe lajinihiqni majat dhe pritini në feta të imta duke vendosini nën sy për disa minuta.

Janë acidet alfahidroksi që gjenden gjithashtu në luleshtrydhe, të famshme për vetitë e tyre eksfoluese dhe antioksiduese, të cilat i bëjnë ato një ilaç të shkëlqyer për sytë e fryrë.

8 – Patate

Fillimisht lani mirë patatet. Qërojini dhe pritini në feta. Mbështillni fetat me garzë pambuku dhe vendoseni mbi sy.

Niseshteja në patate vepron si një antiinflamator natyral dhe do t’ju japë lehtësim të menjëhershëm.