KËSHILLA : Si t’i mbrojmë fëmijët nga dielli

47
Little girl sitting on sand at beach

Si t’i mbrojmë fëmijët nga dielli? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë, ndërsa i nxehti ka përfshirë vendin. Më poshte gjeni disa këshilla, që vlejnë si në ditët normale ashtu edhe për ato shumë të nxehta.

Foshnjat nga 0-6 muaj

  • Foshnjat nga 0-6 muaj nuk duhet të mbahen apo të ekspozohen në diell. Lëkura e tyre është shumë e ndjeshme nga dielli dhe ka pak melanomë, pigmenti që i jep ngjyrë lëkurës, flokëve dhe syve, dhe që siguron një mbrojtje nga dielli. Prandaj, foshnjat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj efekteve të dëmshme të diellit.
  • Përdorni mburojat e lëvizshme në dritaren e makinës për të mbrojtur fëmijët nga rrezet që vijnë përmes dritares.
  • Shëtitini me karrocë herët në mëngjes përpara orës 10 dhe pas orës 17, duke përdorur mbrojtësen e diellit që kanë karrocat.
  • Vishini me rroba të lehta pambuku të cilat mbulojnë krahët dhe këmbët.
  • Zgjidhni një kapelë të gjerë që t’i mbrojë fëmijës fytyrën, qafën dhe veshët.

 Foshnjat nga 6-12 muaj

Foshnjave apo bebeve në këtë moshë duhet t’u përdoret krem mbrojtës ndaj diellit

  • Mbrojtja është e njëjtë si te foshnjat e vogla, vetëm tani duhet të përdoret edhe kremi i diellit.
  • Përdoren kremra me faktor mbrojtës mbi 20, dhe lyhen pjesët e zbuluara të fëmijës.
  • Shumë e rëndësishme është që kremi t’i vihet foshnjës rreth 30 minuta para se të dalë jashtë, t’i rivihet prapë çdo dy orë, pas larjeve në det apo nëse është djersitur shumë.

 Fëmijët e vegjël 1 vjeç deri në 6 vjeç

  • Sigurohuni që fëmija të rrijë në hije nga ora 10-17. Kontrolloni mjedisin e jashtëm ku fëmija juaj luan për t’u siguruar që ka hije të mjaftueshme.
  • Sigurohuni që fëmija të jetë i veshur me rroba të lehta pambuku, të lyhet me krem mbrojtës me faktor mbrojtës mbi 20 që të jetë rezistentë ndaj ujit.
  • Fëmijët duhet të mbajnë kapelë dhe syze dielli. Kapelja duhet të jetë e gjerë që t’i mbrojë qafën, fytyrën dhe veshët.

Si të mbrohen fëmijët nga temperaturat e larta

  • Në stinën e nxehtë fëmija duhet veshur me rroba të lehta pambuku, po ashtu kur vihet në gjumë.
  • Fëmija duhet larë me ujë të vakët, dhe kur ka puçrra lëkura duhet tharë lehtësisht me peshqir.
  • Temperaturat e dhomës të mos jenë të larta dhe ajri të qarkullojë.

 Për çrregullimet diarreike dhe ushqyerjen e fëmijëve

  • Respektimi i rregullave të pastërtisë, sidomos i larjes së duarve me ujë të bollshëm dhe sapun.
  • Fëmija duhet të pijë sa më shumë lëngje frutash, ujë natyral, supë zarzavatesh, pavarësisht nëse ka bark apo të vjella.
  • Ushqyerja me gji.
  • Përdorimi i ushqimeve të freskëta të lëngshme, të sapopërgatitura dhe jo të mbetura.
  • Përpunimi i mirë i ushqimit, gatimi i plotë.
  • Qëndrimi në ambiente të freskëta të shtëpisë, në temperaturë deri 25 gradë dhe me lagështi normale. 

Kini kujdes!

Mos ekspozoni fëmijët në diell deri në moshën gjashtë muaj; përdorni kapelë me strehë të gjerë për të gjitha moshat; u lagni flokët shpesh, u vini syze dielli me filtra të veçantë mbrojtjeje, të certifikuar me markën CE; përdorni produkte për fëmijë me faktor mbrojtës jo më pak se 20, dhe në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte rezistente ndaj ujit dhe djersës me faktor mbrojtës jo më pak se 50; u vishni rroba të gjera prej pambuku ose liri./PO.AL – ISHP