Këshillat e ekspertëve: Si të qëndroni të shëndetshëm gjatë udhëtimit

27

-Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik ndajnë këshilla si të qëndroni të shëndetshëm gjatë udhëtimit.

Kur kolliteni ose teshtini mbuloni gojën dhe hundën me parakrah ose me një pecetë – hidheni pecetën menjëherë dhe lani duart.

Shmangni kontaktet e afërta me njerëz të cilët janë me kollë dhe temperaturë. Pastroni duart sa më shpesh duke përdorur peceta me alkool ose ujë me sapun. Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.

Nëse vendosni të mbani maskë, sigurohuni të mbuloni hundën dhe gojën, shmangni prekjen e maskës pasi e keni vendosur.