Këshillat e mjekut/ Dozat e duhura të magnezit sipas çdo moshe

40

Ndryshimi i stinës dhe temperaturave ndikon ndjeshëm në organizëm, duke shteruar energjitë, përkeqësuar humorin dhe prekur edhe muskujt. Këto të fundit përkeqësohen edhe me kalimin e moshës dhe një nga mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll është përkujdesja ndaj marrjes së dozave të caktuara të magnezit. Mjekët paralajmërojnë se njerëzit që ndihen të plogësht, të lodhur e pa fuqi, duhet të tregojnë kujdes me sasinë e magnezit ose mungesat e tij.

Çfarë Është Magnezi ?
Magnezi është një mineral luan një rol thelbësor për sistemin imunitar, nervat, muskujt, zemrën dhe kockat. Ai është i përfshirë në më shumë se 300 reagimet biokimike të trupit. Mungesa e magnezit ndikon fortunë vyshkjen e çdo organizmi të gjallë dhe vlen për bimët dhe sidomos për njerëzit.

Ku Gjendet Magnezi?
Magnezi gjendet në shumë prej ushqimeve që konsumojmë çdo ditë. Atë e gjeni me shumicë tek fasulet e zeza, spinaqi dhe kikirikët. Njerëzit që ushqehen shëndetshëm mund të arrijnë të plotësojnë nevojat e organizmit për këtë mineral. Ata që ushqehen me produkte të shpejta, e të përpunuara nuk arrijnë dot të plotësojnë nevojat e tyre për magnez.

Sasitë e Domosdoshme Të Magnezit
Sasia e rekomanduar ditore e magnezit, e marrë nga ushqimet apo suplementet është si më poshtë:

-Fëmijët nga 1 në 3 vjeç kanë nevojë për 80 mg/ditë

-Fëmijët nga 4 në 8 vjeç kanë nevojë për 130 mg/ditë

-Fëmijët nga 9 në 13 vjeç kanë nevojë për 240 mg/ditë

-Gratë dhe vajzat nga 14 në 18 vjeç kanë nevojë për 360 mg/ditë

-Gratë dhe vajzat nga 19-30 vjeç kanë nevojë për 310 mg/ditë

-Gratë mbi 31 vjeç kanë nevojë për 320 mg magnez në ditë.

-Gratë shtatzënë nga 19-30 vjeç kanë nevojë për 350 mg magnez në ditë

-Ato mbi 31 vjeç kanë nevojë për 360 mg magnez në ditë.

-Djemtë nga 14 në 18 vjeç kanë nevojë për 410 mg magnez në ditë

-Burrat nga 19 në 30 vjeç kanë nevojë për 400 mg magnez në ditë

-Burrat mbi 31 vjeç kanë nevojë për 420 mg magnez në ditë.