Këshillat, si të mos e teproni me ushqimin darkën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri

1

Askush nuk dëshiron që të shtojë peshë gjatë festave, por fatkeqësisht nga ushqimet e yndyrshme shtoni dhe kjo gjë sigurisht që ka disavantazhet e veta.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti për shembull duhet të kenë kujdes në përzgjedhjen e ushqimeve, kryesisht sasinë që konsumojnë. Zëvendësoni ushqimet e yndyrshme. Zgjidhni kosin pa yndyrë në vend të një salce që përmban majonezë.

Hiqni pjesët yndyrore të mishit, si lëkura e gjelit të detit ose derrit. Ndryshoni mënyrën se si gatuani ushqime tradicionale. Për shembull, mos e mbushni gjelin me gështenja, oriz, rrush të thatë dhe arra pishe. Shmangni ushqimet para vaktit.

Pastroni tryezën menjëherë pas ngrënies. Ngrënia e ushqimit pas vaktit bëhet në mënyrë të pandërgjegjshme dhe rezulton që të shtoni peshë. Vendosni sasinë e duhur të ushqimit të zgjedhur me kujdes në pjatën tuaj dhe mos e rimbushni.

Mos harroni se gjysma e pjatës duhet të përbëhet nga sallatë. Mos i provoni të gjitha ëmbëlsirat. Zëvendësojini ato me fruta ose ndajeni porcionin me dikë tjetër. Reduktoni sa më shumë që të mundeni alkoolin.

lajmifundit.al