Këshilli i Europës vlerëson “Shtëpinë me Gjethe” si Muzeu më i mirë 2020

28

TIRANË – Këshilli i Europës ka vlerësuar “Shtëpinë me Gjethe” si Muzeu më i mirë 2020, një çmim i përvitshëm i KiE për muzeun më të arrirë të kontinentit në vitin paraardhës.

Çmimi i Muzeut më të Mirë i Këshillit Europian nuk është një çmim i zakonshëm, por çmim prestigjoz në nivel kontinental, i cili vlerëson ato struktura që arrijnë të krijojnë atmosferën më origjinale, prezantimin dhe interpretimin më krijues, si dhe qasjen që kanë në drejtim të edukimit dhe përgjegjësisë sociale.

“Shtëpia me Gjethe” është një institucion kujtese. Ai është aty, që ne që e jetuam në lëkurë atë regjim, të mos harrojmë; ndërsa brezi i ri jo vetëm të njohë të shkuarën e prindërve të tyre, por edhe të kuptojnë e të lexojnë qartë shenjat që 50 vjet diktaturë kanë lënë në faqen e këtij vendi.