Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA, aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down

10

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down javën e shkuar, Këshilli Rinor i Ambasadës së SHBA organizoi një aktivitet të veçantë me klubin e futbollit Tirana dhe të rinjtë e organizatës “Edhe Unë Mundem”.

Pjesëmarrësit u mblodhën në një sesion trajnimi në kompleksin Skënder Halili me lojtarët e KF Tirana.

Aktiviteti ishte pjesë e fushatës së Këshillit Rinor “Të Ndryshëm, por të Njëjtë”, një nismë vullnetare për të rritur ndërgjegjësimin, gjithëpërfshirjen dhe për të ofruar mundësi të barabarta për të rinjtë me aftësi ndryshe.

/ata.gov.al