Këto janë 4 ushqimet që ndihmojnë fëmijën tuaj të zgjatet

70

Çdo prind mundohet ta ushqejë fëmijën në mënyrën më të mirë e të shëndetshme, për t’i siguruar një të ardhme sa më të mirë nga ana shëndetësore.

Mirëpo ka shumë faktorë përpos gjeneve që ndikojnë në gjatësinë e njeriut, aktiviteti fizik, mënyra e të ushqyerit, përkujdesja e të tjera.

Këto janë disa nga ushqimet që ndikojnë pozitivisht në gjatësinë e fëmijës suaj:

Vezët: Një tjetër burim i proteinave që duhet ta shtoni në dietën ushqimore është veza. Të bardhat e vezës përmbajnë 100% proteina që ndihmojnë në rritjen e kockave. Ato përmbajnë gjithashtu edhe vitaminën B12.

Produktet e qumështit: Djathi, kosi, qumështi janë disa nga produktet kryesore që mund të kontribuojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte përmbajnë vitaminat A, B, D dhe E, që janë të nevojshme për zhvillimin dhe forcimin e kockave.

Peshku: Mos harroni të shtoni peshkun në dietën ushqimore të fëmijëve, pasi është shumë e rëndësishme në rritjen e tyre. Peshqit si salmoni, sardelet dhe skumbri janë të pasura me vitaminën D që luan rol kyç në zhvillimin e kockave, Vitamina D ndihmon gjithashtu në absorbimin e kalciumit, që ndihmon në forcimin e kockave.

Mishi i pulës: Një tjetër ushqim që ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijëve është mishi i pulës. Albuminat e mishit të pulës ndikojnë ne rritjen dhe zhvillimin e muskujve dhe ndihmojnë për të mbajtur një peshë të shëndetshme të trupit.