Kirurgu shqiptar, histori suksesi në Gjermani. Ja shpikja që mban vulën e tij

48

Mjeku shqiptar Dr. Halil Krasniqi është ligjërues në Heidelberg dhe drejtor në Klinikën Vaskulare në Spitalin Helios, në Pforzheim të Gjermanisë. Ai është ndër kirurgët endovaskular më të njohur në Evropë dhe një ndër mjekët e parë nga Gjermania, i cili do të shërbejë në Klinikën Digjitale.

Krasniqi tani është shefi i kirurgjisë së enëve të gjakut, ai njihet si një nga mjekët më të shquar shqiptarë në Gjermani e më tej.

Duhet theksuar se Krasniqi ka shpikur për herë të parë pajisjen “Krassa”, e cila bën të mundur intervenimin me invasion minimal të enëve të gjakut, vetëm me një shpuarje, pa prerje. Tani me një shpuarje, është i mundur trajtimi i sëmundjeve të enëve të gjakut (stentimi) në dy drejtime, në drejtim të zemrës dhe drejtim të këmbës!

Shpikja „Krassa“ tani e bënë të mundur trajtimin intervencional të enëve të gjakut me një punktion me gjilpërë në tërë trupin edhe në drejtim të zemres, edhe në drejtim të këmbës pa bërë asnjë prerje. Ballonimi dhe implantimi i stentave është i mundur në çdo arterie dhe venë në tërë trupin.