Kjo është pema më e madhe e Krishtlindjes në botë (Foto)

54

Katër muaj punë, 750 metra lartësi, 950 drita, 1.350 tela e spina. Këta janë numrat e pemës më të madhe të Krishtlindjeve në botë, e cila ndodhet në Umbria të Italisë.

Pema gjigande e krijuar artificialisht u ndez për të 39-tin vit radhazi në njërin nga shpatet e malit Ingino. Ajo mund të dallohet për së largu dhe qëllimi ky ishte.

Ndezja e pemës së famshme është kthyer në pjesë të traditës së kësaj zone. Në ceremoni ftohen personazhe të njohur nga bota e kulturës, shkencës dhe spektaklit.

Pema është ndërtuar në një sipërfaqe që përfshin gati 30 fusha futbolli dhe është 350 metra e gjerë.