Kjo gjethe lufton sëmundjet e zemrës

50

Gjethet e patates së ëmbël konsiderohen një thesar vlerash ushqimore.

Këto gjethe mund të konsumohen në të njëjtën formë, sikurse spinaqi.

Ato janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh, i vitaminave A, C, K, thiaminës, riboflavinës, niacinit dhe acidit folik, transmeton lajmi.net.

Për shkak se posedojnë vitaminën K, ato parandalojnë në bllokimin e arterieve, një ndër shkaktarët kryesor të sëmundjeve të zemrës.

Deponitë e mjaftueshme të vitaminës K ndihmojnë në ruajtjen e tensionit të gjakut, si dhe pakësojnë mundësitë e një sulmi në zemër.

Ndër të tjera, këto lloj gjethesh ndihmojnë edhe në forcimin e kockave, përmirësimin e shikimit, si dhe shërbejnë për luftimin e kapsllëkut.