Klasa të reja për mësimin e gjuhës shqipe edhe në Chania të Kretës

18

Së shpejti do të ketë klasa të reja të mësimit të gjuhës shqipe edhe në Chania të Kretës.

Lajmin e bëri të ditur ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Ardiana Hobdari, e cila mori pjesë në seminarin e 12-të të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi, një iniciativë kjo e lidhjes së mësuesve shqiptarë në Greqi, e vlerësuar në Samitin e dytë të Diasporës me çmimin “Shqiponja e Artë”.

Fokus i këtij seminari ishte afrimi i nxënësve shqiptarë pranë kurseve të gjuhës, edhe përmes rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe përdorimit të metodave didaktike bashkëkohore.