Klasifikimi i FIFA-s, Shqipëria dhe Kosova ngjiten në rënditje

211

FIFA ka publikuar renditjen e re të përfaqësueseve për muajin shtator.

Vetëm një fitore dhe një humbje në Ligën e Kombeve i ka dhënë mundësinë përfaqësueses shqiptare që të ngjitet me një pozicion në këtë klasifikim duke shkuar në vendin e 57.

Ndërkohë një progres disi më të madh ka përfaqësuesja e Kosovës, e cila e ka filluar këtë klasifikim nga fundi duke qenë se është një skuadër e re.

Për këtë muaj kjo përfaqësuese pas barazimit me Azerbajxhanin në ndeshjen e parë të Ligës së Kombeve dhe fitores me Ishujt Faroe ka rikuperuar 3 pozicione duke u ngjitur në vendin e 138-të, ndërkohë për herë të parë në krye të klasifikimit është ngjitur përfaqësuesja e Belgjikës e cila ka zbritur në vendin e dytë kampionët e botës në fuqi të Francës.

Burimi: Top Channel