Klasifikimi i ri/ Njihuni me pasaportat më të fuqishme në botë

175

Henley & Partners ka publikuar tradicionalisht një listë të pasaportave më të vlefshme në botë sipas numrit të vendeve që lejojnë hyrjen falas.

Vendin e parë e zë pasaporta japoneze, pasi qytetarët e këtij vendi mund të udhëtojnë në 189 vende pa vizë ose e marrin atë në aeroport.

Më pas vjen Singapori me 188 vende dhe Gjermania me të njëjtin numër. Në vendin e tretë me 187 vende janë Finlanda, Franca, Italia, Suedia, Spanja dhe Koreja e Jugut. Në rajon “çmimin më të lartë” ka pasaporta sllovene.